Regjistrimi për PAP test
E nderuar, para se ta plotësoni aplikimin për të shprehur interes për test PAP, ju lutem lexoni me kujdes informatat në vazhdim:- Regjistrimi për PAP test është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me Programin Skrining për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Duke e plotësuar formularin, ju regjistroheni për PAP test drejtpërdrejt në sistemin Termini Im. Gjinekologu juaj amë merr informacion në lidhje me regjistrimin tuaj. Nuk ka nevojë të kërkoni diçka shtesë ose të informoni që jeni regjistruar.
- Sipas orarit të parashikuar në planin e PAP testit, gjinekologu do t'ju telefonojë dhe do t'ju informojë për datën dhe orën e saktë se kur duhet ta bëni PAP testin.
- PAP testi, sipas Programit të Skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, është FALAS për grupmoshat nga 21 deri në 59 vjeç.