E nderuar, para se të plotësoni pyetësorin për të shprehur interes për skrining mamografi , ju lutemi të lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme:
Regjistrimi për skrining mamografi bëhet në mënyrë vullnetare në përputhje me programen e skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit ne Republikën e Maqedonisë.
Përmes kësaj faqeje mund të paraqiten femra të moshës prej 45-69 vjeç të cilat nuk kanë të pranishme simptoma të kancerit të gjirit, si dhe të cilat nuk kanë bërë mamografi dy vitet e fundit. Gjithashtu, mund të paraqiten femra të moshes nga 40-44 vjeç të cilat bëjnë pjesë ne grupin e të rrezikuarve për kancer të gjirit, përkatësisht nëse:
Keni anamnezë pozitive familjare të një apo më shumë anetarë të familjes : me kancer te gjirit, ovarian, zorrës së trashë apo pankreasit.
Keni test pozitiv BRCA1 ose BRCA 2 – mutacione gjenetike positive.
Keni gjoks të dendur
Me plotësimin e pyetësorit ju regjistroheni për skrining mamografi drejtëpërdrejt në sistemin nacional Termini im
Në përputhje me planin e parashikuar për skrining mamografi, përmes sms porosisë do të informoheni për terminin e caktuar.
Kontrolli për skrining mamografi në përputhje me programen e skriningut për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është FALAS.